Të paktën 6000 fëmijë ukrainas gjenden në kampet ruse

Të paktën gjashtë mijë fëmijë ukrainas janë mbajtur në të paktën 43 kampe ruse në shtetin ukrainas, sipas një raporti amerikan.

Studiuesit e Universitetit Yale zbuluan se objektet përbënin një “rrjet sistematik në shkallë të gjerë”.

Moska ka mohuar akuzat që forcat e saj kanë kryer krime lufte dhe Kremlini e cilësoi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin e një urdhër-arresti për Vladimir Putin si “të pavlefshëm”.

Ukraina vlerëson se numri i “fëmijëve të vjedhur” është mbi 16 mijë, me vetëm 300 prej tyre të kthyer në shtëpi deri më tani, raporton skynews.

Volodymyr Zelensky i quajti dëbimet e supozuara të fëmijëve një “të keqe shtetërore që fillon pikërisht nga zyrtari më i lartë i shtetit [rus]”. Ai tha se qeveria ukrainase do të bëjë gjithçka që mundet për të kthyer çdo fëmijë.

Reklama

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

Lajmet e Fundit