-0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Drejtori i shkollës ‘Motrat Qiriazi’ në Prizren tregon si ndodhi konfikti mes dy mësimdhënëseve

Drejtori i shkollës fillore  “Motrat Qiriazi” në Prizren,Sedat Shkurti, ka treguar se si ka ndodhur konflikti mes dy mësimdhënëseve.

“Ka qenë shtyerje ku njëra mësimdhënëse është shtyer në drejtim të tavolinës ku unë isha i ulur dhe asgjë më tepër. Unë nuk e di arsyen se pse ka ndodhur kjo dhe pse bash në zyrë tek unë. Kam kërkuar raportim nga të dy mësimdhënëset pse e kanë bërë këtë gjest jo etik dhe është lajmëruar menjëherë DKA-ja në Prizren”, u shpreh Shkurti.

Ai shtoi se ky incident është kapur nga kamerat e sigurisë të shkollës.

“Ata (DKA), do t’i marrin hapat e tyre, dhe për këtë rast ekzistojnë incizimet e kamerave të sigurisë se çfarë ka ndodhur”, u shpreh drejtori i shkollës.

 

Si pasojë incidentit, 38-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Sipas burimeve, Sinjali raportoi se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mesditën e djeshme në zyrën e drejtorit të shkolles, ku pas një konflikti verbal, njëra arsimtare dyshohet ta ketë shtyrë kolegen e saj duke e rrëzuar në tokë.

Ai shtoi se ky incident është kapur nga kamerat e sigurisë të shkollës.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë e personave të përfshirë në rast, përfshirë edhe drejtorin e shkollës, i cili u intervistua në cilësinë e dëshmitarit.

 

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Më Shumë

Zhduket një burrë në Suharekë

Një person në Suharekë është raportuar i zhdukur që nga 15 dhjetori. Bazuar në informacionet e Policisë, viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është...

Selman Sokoli, kandidati i Vetëvendosjes që duhet të votohet për deputet në zgjedhje e 28 dhjetorit

Selman Sokoli është kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke garuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 109. Ai vjen nga...

Lajmet e Fundit