Murati: Numër rekord i bizneseve të hapura për tre muaj

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se numri i bizneseve që janë hapur në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rekord.

Sipas Muratit, për këta tre muaj janë regjistruar 3 mijë e 86 biznese të reja.

Duke iu referuar këtyre të dhënave, Ministri ka thënë se ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin përkundër krizave globale.

“Në tremujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 3,086 ? biznese të reja, që paraqet shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Lajmi tjetër i mirë është që në sektorin e prodhimit ? janë hapur 353 biznese të reja, që e vendos si sektorin e dytë, menjëherë pas tregtisë.  Sipas komunave, prin Prishtina me 862 biznese të hapura, që len pas Ferizajn me 267 biznese të hapura, kurse në vendin e tretë është Prizreni me 261 biznese të hapura”, ka shkruar Murati.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Lajmet e Fundit