19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Kitara e Jimi Hendrix del në shitje për 1.2 milionë dollarë

Një pjesë ikonike e historisë së muzikës së legjendës së ndjerë, Jimi Hendrix, tanimë mund të bëhet e juaja – kuptohet, nëse keni mjaftueshëm pasuri për ta blerë atë.

Bëhet fjalë për kitarën e muzikantit legjendar, e tipit “Epiphone Wilshire” e vitit 1961, e cila tanimë është në shitje përmes “Moments in Time” me një çmim jo më pak se 1.25 milionë dollarë, shkruan TMZ, transmeton AlbanianPost.

Jimi Hendrix

Për artistin e ndjerë kjo kitarë kishte rëndësinë e veçantë, pas shkarkimit nga ushtria amerikane në vitin 1952, kur edhe e bleu kitarën në fjalë për një çmim prej 65 dollarësh.

Jimi luajti kitarën ikonike në fillimet e tij me grupin e tij, “The King Kasuals”, duke e shënuar atë si një nga kitarat e para në karrierën e tij profesionale në botën e muzikës.

Kitara u pa për herë të fundit në tregun e hapur në vitin 2008, dhe tani “Moments in Time” po e shet atë në emër të një koleksionisti privat.

James Marshall “Jimi” Hendrix ishte një kitarist, kompozitor dhe këngëtar amerikan. Megjithëse karriera e tij kryesore zgjati vetëm katër vjet, ai konsiderohet gjerësisht si një nga kitaristët elektrikë më me ndikim në historinë e muzikës popullore dhe një nga muzikantët më të famshëm të shekullit të 20-të.

Rock and Roll Hall of Fame e përshkruan atë si “me siguri instrumentisti më i madh në historinë e muzikës rock.

Jimi Hendrix.

Në vitin 1966 Hendrix u transferua në Anglipasi basisti Chas Chandler i “Animals” u bë menaxheri i tij dhe brenda disa muajsh, ai kishte fituar tre hitet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar – “Hey Joe”, “Purple Haze” dhe “The Wind Cries Mary”.

Ai arriti famë në SHBA pas performancës së tij në Festivalin Pop në Monterey në vitin 1967, dhe në vitin 1968 albumi i tij i tretë dhe i fundit në studio, “Electric Ladyland”, arriti numrin një në SHBA.

Hendrix ishte marrës i disa çmimeve muzikore gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes. Në vitin 1967, lexuesit e “Melody Maker” e votuan atë si “0Pop Muzikanti i Vitit” dhe në vitin 1968, Billboard e shpalli “Artistin e Vitit” si dhe Rolling Stone e shpalli atë “Performuesin e Vitit”.Albanian Post 

Më Shumë

Zatriqi ishte fshati që i dha strehë, bukë dhe shpirt luftës së UÇK-së

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar 26-vjetorin e betejës për Zatriqin dhe rënien heroike të tre dëshmorëve nga ky fshat, së...

“Jam ende një aset”, Ronaldo i përgjigjet kritikëve: E shoh veten gjithnjë titullar

Portugalia ka nisur grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve, kundër Kroacisë dhe Skocisë. E gjithë vëmendja ishte te C.Ronaldo, me...

Lajmet e Fundit