Familjes në Prizren ia vjedhin mbi 10 krerë viça në vlerë të 10 mijë eurove

Një stallë ka qenë cak i hajnave në fshatin Shpenadi të Prizrenit.

Pronari ka njoftuat policinë se dikush i ka hyrë me forcë në stallë, ku janë vjedhur mbi 10 krerë viça, vlera e të cilëve sillet rreth 10 mijë euro.

Në bazë të dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhja dyshohet se është kryer mbrëmë gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat meqë familja ka qenë në gjumë.

Me t’u denoncuar rasti, policia ka nisur hetimet që të identifikohen dhe kapen personat e dyshuar që kanë kryer vjedhjen.

Për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet si “Vjedhje e rëndë”.

Më Shumë

DKA në Prizren mban takim me drejtorët e shkollave, në fokus siguria dhe digjitalizimi

Me ftesë të drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, është mbajtur një takim pune me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së...

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

Lajmet e Fundit