12.1 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Situata alarmante në Prevallë, Shala: Terren i rrezikshëm, zjarrfikësve mund t’ju kushtojë me jetë

Zona e Prevallës tash e disa javë po ballafaqohet me zjarrin e madh që e ka përfshirë atë pjesë.

Banorët po ndihen të rrezikuar shkaku që flakët kanë nisur t’iu ofrohen edhe shtëpive të banimit.

Madje disa thanë që nga Prevalla janë larguar edhe turistët.

Lidhur me gjendjen e cila po mbizotëron atje, detaje ka dhënë drejtoresha për Emergjenca në komunën e Prizrenit, Ramize Shala.

Ajo tha se gjendja nuk është dhe aq alarmante, pasi që në vendin e ngjarjes janë njësitet relevante të policisë dhe zjarrfikësve.

“I kemi marrë të gjitha masat e sigurisë për të qenë më afër qytetarëve. Jemi në dijeni për situatën dhe jemi në gatishmëri për çdo gjë që na ndodh. Nëse zjarri do t’u ofrohet shtëpive, ekipi i cili ndodhet atje, do të kërkoj përforcime, do të mobilizohemi edhe do të shkojmë atje”, tha ajo në Edicionin Special në Klan Kosova.

Shala theksoi se “Terreni është i rrezikshëm dhe mund t’u kushtojë me jetë zjarrfikësve”.

Për ta përballuar më lehtë situatën, është kërkuar edhe ndihma e KFOR-it, që të intervenojë.

Por, misioni i NATO-s në Kosovë, ka thënë se do të intervenojë atëherë kur në rrezik të jenë jetërat e qytetarëve/ Klankosova.tv

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Superliga në javën e 26-të sjell duele vendimtare

ProCredit Superliga vazhdon këtë fundjavë me përballje tejet interesante, teksa kampionati po i afrohet fundit të garave të rregullta. Çdo ndeshje tashmë ka peshë...

Këtë të diele ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para  

Në natën mes të shtunës dhe të dielës (29-30 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara.   Momenti zyrtar i...

Lajmet e Fundit