9.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Jasharaj: Viti i ri shkollor do të nisë me telashe, gjatë shtatorit vendosim për protesta apo greva

Viti i ri shkollor do të nis normalisht, pasi SBASHK-u thotë se nuk kanë ndonjë vendim për protesta apo greva, ndonëse një gjë e tillë ishte paralajmëruar.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë për Zeri.info se viti i ri shkollor do të nis me telashe, jo për shkak të ndonjë greve, por për shkak të telasheve me furnizimin me te tekste shkollore.

Ai thotë se mbështesin fillimin e vitit të ri shkollor, por në shtator do të mblidhen për të vendosur në lidhje me kërkesat e tyre, për të cilat Qeveria nuk u ka kthyer përgjigje që nga maji i këtij viti kur ato u bën publike.

“Tash punëtorët e arsimit janë duke u kthyer në vendet e punës. Ne javën e ardhshme do të kemi një takim me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve dhe ata do të na japin raporte ma të saktë sepse do t’i marrim nga kryetarët që i kemi”

“Unë besoj se shkollat, shumica e tyre janë të përgatiten pa në aspektin teknik, por mbetet sfidë sikur edhe vitin e kaluar, tash pasi MASHT-i veproi njëjtën, mbetet sfidë furnizimi me tekste shkollore dhe të shohim fillimin e vitit të ri shkollor, pastaj do të kemi bashkëbiseda me punëtorët e arsimit, nga çerdhet deri në universitet do të shohim për aktivitetet tona të radhës”, tha Jasharaj për Zërin.

Ai tha se me kohë kanë paralajmëruar Qeverinë në lidhje me kërkesat e tyre, duke mos përjashtuar veprime sindikale nëse ato nuk plotësohen.

“Ne kemi alarmuar me kohë dhe kemi thënë se duke bashkëbiseduar me punëtorët e arsimit, me anëtarët e SBASHK-ut, ka pakënaqësi të madhe kërkesat u bën publike edhe më 1 maj, kërkesa këto të cilat Qeveria nuk i ka analizuar dhe nuk kem ndonjë përgjigje pozitive nga ta. Sa i takon SBASHK-ut, viti i ri shkollor do të fillojë, besoj kam frikë me telashe për shkak të teksteve, pastaj ne gjatë shtatorit do ta kemi takimin e Këshillit Drejtues, që është organi më i lartë mes dy kongreseve dhe ata janë përfaqësues, po them të gjithë të punësuar në arsim që nga çerdhet deri në universitet dhe ata do të sjellin mendimet e bazës të anëtarësisë dhe cilitdo qoftë vendimi i Këshillit Drejtues ne si staf, si Kryesi e SBASHK-ut do ta respektojmë”, tha Jasharaj.

Ai kritikoj Ministrinë e Arsimit për mënyrën e shpërndarjes së librave, ku sipas tij pas vështirësive që u panë vitin e kaluar, Ministria vendosi të përsërit mënyrën e njëjte të shpërndarjes së teksteve shkollore, ndërsa tha se mënyra më e mirë e shpërndarjes së teksteve, është ajo e viteve të kaluara.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Për Bajram policia shqiptoi 784 gjoba trafiku

Në ditën e Fitër Bajramit, Policia e Kosovës shqiptoi gjithsej 784 gjoba trafiku. Po në këtë ditë, sipas të dhënave të policisë, u regjistruan 51...

Presidentja Osmani: Në Suharekë, më 26 mars 1999, 48 anëtarë të familjes Berisha u masakruan nga regjimi gjenocidal serb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 25-vjetorin e masakrës tragjike që ndodhi në Suharekë, ku më 26 mars 1999, 48 anëtarë të...

Lajmet e Fundit