Ndahet nga jeta Hajdin Berisha, kryetar i NISMA-s në Malishevë

Hajdin Berisha, kryetar i NISMA Socialdemokrate në Malishevë është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga NISMA përmes një njoftimi zyrtar, përcjell PrizrenPress.

Berisha ishte një figurë kyçe brenda strukturave të NISMA Socialdemokrate, duke shërbyer si kryetar i degës së partisë në Malishevë, nënkryetar i Komunës dhe aktualisht si drejtor i Shëndetësisë në Malishevë.

Gjatë karrierës së tij, ai njihej për përkushtimin e tij ndaj komunitetit dhe për integritetin e tij moral dhe profesional.

“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, të cilës ia kushtove jetën dhe veprën tënde,” shkruan NISMA Socialdemokrate në mesazhin e saj të ngushëllimit.

Hajdin Berisha ishte i njohur edhe për rolin e tij gjatë luftës në Kosovë, i cili ishte shembull i guximit dhe sakrificës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Lajmet e Fundit