12.4 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

4 policë janë shëruar nga COVID-19, 7 ende të infektuar

Muaji maj ka shënuar rënie drastike të numrit të qytetarëve të prekur me Covid-19, ndërsa është rritur në mënyrë të konsiderueshme numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë.

Listës së të shëruarve u janë shtuar edhe katër zyrtarë policor të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa edhe shtatë të tjerë vazhdojnë të jenë ende pozitiv.

Kështu ka bërë të ditur për kp, Bajram Krasniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, i cili ka thënë se zyrtarët policor që kanë dal negativ aktualisht janë duke qëndruar për disa ditë në vetëizolim.

“Numri i policëve të prekur me COVID është 11 në tërë Republikën e Kosovës. Prej tyre 4 janë shëruar dhe 7 të tjerë vazhdojnë të jenë pozitiv, mirëpo janë në gjendje të mirë shëndetësore…Vazhdojnë edhe një vetëizolim të shkurtër, pastaj ne e kemi një Drejtori të Shërbimeve Shëndetësore në kuadër të Policisë ata tërë kohës përpos mjekëve të IKSHP-së i kanë trajtuar edhe këta dhe besoj që varësisht nga dita e bërjes së testit që kanë dal negativ ata do kthehen edhe në vendet e tyre të punës”, ka treguar Krasniqi.

Krasniqi ka dhënë detaje për 11 zyrtarët policor që janë prekur gjatë kësaj periudhe me COVID19.

“Disa raste janë prekur gjatë transportit të personave që kanë qenë një rast ka qenë në Malishevë se i biri ka qenë i prekur dhe një rast tjetër e kemi një zyrtare policore e cila ka qenë jashtë vendit në trajnim dhe kur është kthyer ka dal pozitiv. Dhe pesë rastet tjera i kemi në pjesën veriore të Mitrovicës që janë të prekur me COVID”, ka thënë Krasniqi.

Deri tani në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 870 persona, prej tyre 653 pacientë janë shëruar ndërsa 28 kanë vdekur.

Më Shumë

Krejt çka ndodhi dje në Golluboc të Malishevës: Dhëndri vrau dy vëllezër para shtëpisë

Një ngjarje e rëndë tronditi dje fshatin Golluboc të Malishevës, ku dy vëllezër, njëri 32-vjeçar dhe tjetri 45-vjeçar, u vranë me armë zjarri nga...

Triumf historik: Bashkimi mposht Cibonën në Prizren

Bashkimi i Prizrenit shkroi histori në FIBA Europe Cup, duke mposhtur gjigantin kroat Cibona Zagreb me rezultat të thellë 89:69. Para një publiku të zjarrtë...

Lajmet e Fundit