25.9 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

4 skenarët e mundshëm nëse rrëzohet qeveria Kurti

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur çka ndodh nëse kalon mocioni i LDK-së kundër Qeverisë Kurti.

Hasani ka theksuar se nëse rrëzohet Qeveria, presidenti ia kërkon Lëvizjes Vetëvendosje, si parti që ka dalë e para në zgjedhje, emrin e kandidatit për kryeministër brenda 15 ditësh.

Nëse VV nuk e ka kandidatin tjetër, atëherë brenda 10 ditësh presidenti duhet ta gjejë një kandidat të tretë.

Sipas tij, kandidati i tretë mund të caktohet në bashkëpunim me partitë, dhe ai kandidat i cili i ka edhe votat në Kuvend.

Nëse dështon edhe kandidati tjetër, sipas Hasanit vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas tij, për shkuarjen në zgjedhje duhet të ketë edhe vullnet të partive politike.

Në një intervistë në RTV 21, ai ka theksur se opsion do të ishte edhe një qeveri teknike, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ai ka dalë kundër idesë për shkëmbimin e territoreve, derisa ka kërkuar transparencë në këtë proces.

Ndryshe, nesër nga ora 11:00, pritet të mbahet seanca e Kuvendit ku do të diskutohet dhe votohet mocioni i inicuar nga LDK për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Më Shumë

Smajl Latifi: Jemi të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhore

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se janë të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhor. Ai ka theksuar se po...

Rahoveci për herë të dytë apo Kastrioti për herë të parë

Rahoveci e Kastrioti takohen të shtunën prej orës 20:00 në ndeshjen për trofeun e Superkupës së Kosovës në hendboll. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Bill Clinton”...

Lajmet e Fundit