11 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Ekrem Kastrati në vizitë zyrtare në Zvicër për thellimin e bashkëpunimit me Komunën e Meyrinit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, po zhvillon një vizitë zyrtare në Meyrin, Zvicër, me ftesë të kryetares së Këshillit të Komunës së Meyrinit, Nathalie Leuenberger, dhe bashkëkryetarëve Laurent Tremblet dhe Eric Cornuz. I shoqëruar nga këshilltarët komunalë Astrit Sertolli dhe Amrush Helshani, si dhe aktivisti mërgimtar Agim Paçarizi, Kastrati ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të institucioneve lokale të Meyrinit, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe arritjen e binjakëzimit mes dy komunave.

“Po qëndrojmë në vizitë zyrtare në Zvicër… me qëllim të thellimit edhe më tej të bashkëpunimit në mes të dy komunave, për të ecur deri te procesi i binjakëzimit”, tha Kastrati, përcjell PrizrenPress.

Një nga rezultatet e këtij bashkëpunimi është donacioni i disa mjeteve motorike për pastrimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e ambientit në Komunën e Malishevës. Kastrati e cilësoi këtë një lajm shumë pozitiv: “Komuna e Meyrinit ka shprehu gatishmerinë për të dhuruar donacion për Komunën e Malishevës disa mjete motorike që shërbejnë për pastrimin e rrugëve në qytet dhe mirëmbajtjen e ambientit në përgjithësi, për çfarë u jemi shumë mirënjohës”.

Ai gjithashtu shprehu falënderime të veçanta për mërgatën shqiptare në Zvicër, duke vlerësuar rolin e tyre në këtë bashkëpunim: “Falenderues përherë edhe për mërgatën shqiptare, për sjelljen shembull në këtë pjesë të Zvicrës dhe për bashkëpunimin që ka komuna e Meyrinit me mërgatën tonë, e cila në masë të madhe, është nga komuna e Malishevës”./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Kapet burri me të cilin bashkëjetoi 15-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Prizren

Është arrestuar burri në Prizren, me të cilin bashkëjetoi 15-vjeçarja Suela Krasniqi, e cila u raportua si e zhdukur nga familja e saj. Policia ka...

Totaj për koalicionet e Vetëvendosjes në Prizren: “Të panatyrshme”

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka reaguar pas finalizimit të koalicioneve zgjedhore në prag...

Lajmet e Fundit