Arrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në Prizren të kryer në vitin 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas sirian të dyshuar për vrasjen e një 31-vjeçari irakian, e cila ndodhi më 18 qershor 2022 në afërsi të zonës kufitare të Vërmicës.

“Pas një punë operativo-hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, është bërë identifikimi i të dyshuarit M.A., mashkull, shtetas sirian, i cili dyshohet se më datë 18.06.2022, në afërsi të zonës kufitare në Vërmicës të Prizrenit ka privuar nga jeta shtetasin Irakian J. H., mashkull, 31 vjeçar, me këtë rast ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell PrizrenPress.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar sot në Rajonin e Pejës rreth orës 09:30 dhe është shoqëruar për hetime të mëtejshme në Prizren. I njëjti ka zgjedhur të mbrohet në heshtje gjatë intervistimit në prani të avokatit dhe përkthyesit.

“I dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit,” përfundon njoftimi./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Lajmet e Fundit