10.4 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Dragashi miraton rekomandimet për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore

Kuvendi i Komunës së Dragashit, nën udhëheqjen e kryesueses Arijeta Skeraj, mbajti sot mbledhjen e parë të jashtëzakonshme për vitin 2024, e cila shënon mbledhjen e dhjetë me radhë për këtë vit. Gjatë kësaj mbledhjeje, u diskutuan dhe miratuan dy pika të rëndësishme të rendit të ditës, përcjell PrizrenPress.

E para, propozim-vendimi për miratimin e Raportit të Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve të Shkaktuara nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera, dhe e dyta, rishqyrtimi i Vendimit për miratimin e Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

“Pas diskutimeve, të dy pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash nga delegatët e Kuvendit,” thuhet në njoftimin e Komunës.

Raporti për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet do të procedohet në Komisionin Qendror për Vlerësimin e Dëmeve, i cili do të vendosë për hapat e mëtutjeshëm./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Liria lëshon fitoren në Istog

Liria ka lëshuar një fitore të rëndësishme, duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Istogut, në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Skuadra prizrenase e nisi...

Meraku i varrmihësit të Kukësit

REXHEP SHAHU Sedë Cahani 67 vjeçar, varrmihësi i Kukësit që ka 37 vjet që varros njerëz, kohë më parë ka folë për gazetën LAJM dhe...

Lajmet e Fundit