10.9 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

E dhimbshme: 62 vjeçari që vdiq dje në Malishevë ishte ish-ushtar i UÇK-së

Një rast i rëndë ndodhi të shtunën pasdite në fshatin Banjë të Malishevës, ku një person humbi jetën në rrethana akoma të paqarta.

Dyshimet e para janë për aksident trafiku, por një gjë e tillë pritet të konfirmohet.

Kjo ngjarje tronditi familjen Telaku, kur e morën lajmin e hidhur për vdekjen e më të dashurit të tyre.

Sinjali mësoi se bëhej fjalë për Ali Telakun, 62-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mësohet se Telaku ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën e fundit në Kosovë.

Telaku ishte invalid dhe duke lëvizur me karrocën e tij nëpër fshat, kur dyshohet se ndodhi rasti. Në vendin e ngjarjes, policia ka ndalur një veturë, shoferi i të cilës e ka mohuar se e ka goditur viktimën – duke deklaruar se vetëm ishte ndalur për të shikuar se çfarë ka ndodhur.

Sipas familjarëve varrimi i të ndjerit bëhet nesër (e hënë) me fillim nga ora 13:00 në varrezat e fshatit Banjë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Hapet një folezë e re për edukimin e fëmijëve në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit

Në lagjen "Ortakoll" të Prizrenit është hapur një folezë e re për edukimin dhe argëtimin e fëmijëve, në kuadër të përpjekjeve për zgjerimin e...

Gjysmëfinalet e zjarrta

Katër skuadra kanë mbetur në garë për trofeun e çmuar dhe më të rëndësishëm të vitit. Trepça, Bashkimi, Bora dhe Peja synojnë titullin e...

Lajmet e Fundit