2.2 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Vetëvendosje nuk pajtohet me investimin e 200 mijë eurove në tri mini-parqet e Prizrenit

Opozitarët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë shprehur mospajtimin lidhur me shpenzimin e afër 200 mijë eurove për rirregullimin e tri mini-parqeve në lagje të ndryshme të qytetit.

Sipas tyre, këto hapësira kanë qenë parqe ekzistuese dhe ka dilema nëse shpenzimi i shumës së sipërpërmendur është i arsyeshëm.

Anëtari i  Kuvendit të Komunës, Ilir Gashi (LVV) ka theksuar se i takon publikut që të vlerësojë nëse shpenzimi i 187 mijë eurove në tri mini-parqet ka qenë një investim i qëlluar, sidomos pasi t’i vizitojnë këto hapësira të gjelbra publike.

“Të gjitha këto parqe janë ndërtuar vite më parë dhe kanë pasur nevojë vetëm për mirëmbajtje dhe ndërhyrje minimale, për shembull ndriçimi, ulëset, koshat për plehra e mbjellja e barit apo edhe ndonjë pemë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, zyrtarët komunalë nuk kanë organizuar takime me komunitetin për të shqyrtuar nevojat e tyre në raport me hapësirat publike.

“Më e keqja, në ri-investimin në këto parqe, Komuna e Prizrenit as nuk është konsultuar me banorët e këtyre lagjeve”, ka deklaruar Gashi, teksa ka shtuar se kjo qasje e Ekzekutivit lokal ka shtyrë LVV-në opozitare që mos ta votoj buxhetin e vitit 2024.

Gashi ka theksuarse zyrtarët e lartë të Ekzekutivit mund t’i shmangen pyetjeve në seancat e Kuvendit të Komunës, por se nuk mund t’i shmangen llogaridhënies para qytetarëve respektivisht përgjegjësisë para votuesve.

“Shpërdoruesit e parasë publike do të ndëshkohen!”, është shprehur ai.

Zyrtarët e lartë të Ekzekutivit të Prizrenit një ditë më parë kanë përuruar tri mini-parqe të rirregulluara në lagjet e ndryshme të qytetit. Sipas tyre këto hapësira të gjelbra publike tani e tutje mund të shfrytëzohen nga banorët për relaksim.

Sipas kryetarit Shaqir Totaj, Komuna e Prizrenit do të vazhdojë investimet në projektet e ngjashme pasi “Agjenda e Gjelbër është një prej prioriteteve”, dhe njëherësh hapësirat e gjelbra publike shfrytëzohen nga qytetarët për të kaluar kohën dhe për tu relaksuar.

Sipas të dhënave zyrtare, rirregullimi i parkut te Sheshi “Ramë Bllaca” ka kushtuar mbi 65 mijë euro, pastaj parku te sheshi “Mustafa Kemal Ataturku” në lagjen “Kurillë” mbi 35 mijë euro dhe parku në rrugën “Reshat Karjagdiu” mbi 86 mijë euro. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Furyt

Oleksandr Usyk ka arritur t’i mbrojë titujt në peshat e rënda, duke mposhtur sërish Tyson Furyn në Riad me vendim unanim. Dueli i dytë mes...

Nis Fest 63 në RTSH, 15 artistë prekin sot skenën magjike

Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e natës së parë të FEST 63 në RTSH që do ngjisë në skenë artistë të ndryshëm,...

Lajmet e Fundit