3.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Prizrenaset triumfuan në derbin ndaj Prishtinës

Bashkimi ka fituar ndaj Prishtinës me rezultat 71:78 (20:21, 14:13, 16:20, 21:24), në javën e gjashtë të Superliga Femrat.

Përballja në kryeqytet ishte mjaft interesante dhe emocionuese.

Dy çerekët e parë ishin shumë të barabartë për të dyja skuadrat, ku herë njëra dhe herë tjetra skuadër kishte epërsinë, gjë që bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultat 34:34.

Edhe pjesa e dytë, sikurse e para, ishte shumë e barabartë, duke dhuruar spektakël dhe emocione. Megjithatë, vajzat e Bashkimit ishin për një nuancë më të mira dhe shënuan fitore në fund me rezultat 71:78.

Te Prishtina, më e mira ishte Alaina Rice, me 18 pikë, 13 kërcime dhe katër asistime, ndërsa te Bashkimi u dallua Amari Hear me 23 pikë, 10 kërcime dhe një asistim. Po ashtu, Arbnore Përquku shënoi 16 pikë, gjashtë kërcime dhe 11 asistime.

Prishtina ka tri fitore dhe tri humbje në gjashtë ndeshje, ndërsa Bashkimi është ende i pamposhtur me gjashtë fitore në gjashtë xhiro./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

93-vjetori i vdekjes së mësuesit të parë shqiptar nga Prizreni të dokumentuar në Kosovë, Dom Mikel Tarabulluzi

Në 93-vjetorin e kalimit në amshim, përkujtojmë Dom Mikel Tarabulluzin, meshtarin, mësuesin dhe atdhetarin që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit dhe...

Dragashi shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me seancë solemne dhe homazhe

Në kuadër të agjendës për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në sallën e Kuvendit të Komunal të Dragashit u mbajt Seancë...

Lajmet e Fundit