Umberto Eco përveç veprave të tij autoriale, la pas vetes edhe një koleksion të madh librash.
Shkroi letërsi, kritikë letrare, tekste akademike mbi semiotikën, por edhe studime për gjithçka, nga estetika mesjetare deri te media moderne.
Shkroi shumë. Por edhe lexoi shumë. Hapeni cilindo kapitull vepreje të tij. Fanepseni nga dija, informacioni dhe formimi i gjithanshëm.
Umberto Eco dëshmoi një mendje të thellë, por një Mendja e tillë kërkon një bibliotekë ose biblioteka të pasura.
Mund të imagjinojmë sa kala të tilla dijeje ka vizituar Eco në udhëtimet e tij nëpër botë. Ndërsa atë që ai e ndërtoi vetë, mund ta shohim në videon e mësipërme.
Edhe pse jo e pafundme si biblioteka e të gjithë librave të mundshëm të imagjinuar nga Borges, biblioteka private e shtëpisë së Ecos duket, nga këndvështrime të caktuara, pothuajse po aq e madhe.
Kamera e ndjek Umberto Econ teksa kalon raft pas rafti.
Thuhet se biblioteka e Ecos përmbante 30,000 libra dhe prirej t’i ndante vizitorët në dy kategori.
Ata që reagojnë me “Uau! Z. Eco, çfarë bibliotekë keni! Sa prej këtyre librave keni lexuar?” dhe të tjerët – një pakicë shumë e vogël – të cilët kuptojnë se një bibliotekë private është një mjet kërkimi.
Librat e lexuar janë shumë më pak të vlefshëm se ato të palexuara.
Në faqet e librit të tij, “Pse librat zgjasin jetën” ai thotë diçka proverbiale.
“Kush nuk lexon, në moshën 70-vjeçare do të ketë jetuar vetëm një jetë: të vetën. Lexuesi do të ketë jetuar 5000 vjet: që kur Kaini vrau Abelin, kur Renzo u martua me Lucian, kur Leopardi admironte pafundësinë… sepse leximi është një pavdekësi”
Në testamentin e tij, vetë shkrimtari ka lënë porosi që një pjesë e librave të bibliotekës së tij t’i dërgohen Arkivit të Universitetit të Bolonjës. Librat e literaturës klasike ia ka lënë Bibliotekës Kombëtare të Brera-s në Milano./ObserverKult/
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”