7.7 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Komuna e Dragashit organizon shqyrtim publik për planin e Parkut Kombëtar Sharri

Komuna e Dragashit ka shpallur një shqyrtim publik për të prezantuar dhe diskutuar Draft Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar Sharri dhe Draft Vlerësimin Strategjik Mjedisor për këtë plan.

Sipas njoftimit zyrtar, shqyrtimi do të mbahet më 11 dhjetor 2024, ditë e mërkurë, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Asamblesë Komunale në Dragash, përcjell PrizrenPress.

Komuna ka ftuar qytetarët, ekspertët e mjedisit, përfaqësuesit e autoriteteve lokale, bizneset dhe të gjitha palët e interesuara që të marrin pjesë në këtë proces për të dhënë mendimet dhe sugjerimet e tyre mbi planin që synon të mbrojë dhe zhvillojë këtë zonë natyrore me rëndësi të madhe.

“Ky aktivitet ofron një mundësi për të ndarë mendimet tuaja, për të parashtruar pyetje dhe për të kontribuar në formësimin e së ardhmes së kësaj zone të rëndësishme natyrore”, theksohet në njoftim.

Komuna fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë aktivisht në këtë shqyrtim publik për të ndikuar në vendimet që prekin të ardhmen e Parkut Kombëtar Sharri./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

PDK-ja në Has mobilizohet për Totajn për ta bërë për herë të dytë kryetar të Prizrenit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar takime me strukturat dhe elektoratin në zonën e Hasit, ku u shpreh i...

Artan Abrashi takohet me elektoratin e Hasit, kërkon besimin për kryetar të Prizrenit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar sot takime me elektoratin në zonën e Hasit. Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/1151855210347371 Ai u prit me...

Lajmet e Fundit