4 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Diskutohet Plani Zhvillimor i Prizrenit

Të martën, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Prizrenit, u organizua një takim publik me qytetarët, gjatë të cilit u prezantua vlerësimi i gjendjes ekzistuese të Planit Zhvillimor të Komunës së Prizrenit.

Në një sallë të mbushur me qytetarë, drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Pranverim Berisha, kërkoi nga qytetarët që të kontribuojnë në Planin Zhvillimor të Komunës.

“Ky takim është i rëndësishëm për të siguruar që qytetarët të kontribuojnë në krijimin e një dokumenti profesional dhe të qëndrueshëm, siç është Plani Zhvillimor të Prizrenit”.

Pas prezantimit të gjendjes ekzistuese nga përfaqësues të kompanisë që po harton dokumentin, foli drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, i cili theksoi shqetësimin e qytetarëve për pronat e tyre që do të përfshihen në këtë plan.

Më pas, disa nga të pranishmit ngritën shqetësime dhe kërkesa lidhur me zhvillimin e planit.

Ky plan pritet të kalojë në disa faza të tjera, deri në hartimin e versionit përfundimtar, i cili më pas do t’i dërgohet Kuvendit të Prizrenit për miratim./TV Prizreni/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Më Shumë

Helshani nis vizitën e parë zyrtare në QKMF të Malishevës

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Amrush Helshani, ka nisur sot vizitën e tij të parë zyrtare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare...

Mbretëreshat e Kupës!

KBF Bashkimi ka triumfuar sërish në Kupën e Kosovës te femrat, duke konfirmuar dominimin në basketbollin kosovar. Në një super finale të zhvilluar në Prizren,...

Lajmet e Fundit