Bashkimi, kampion vjeshtor i Kosovës në basketboll për femra

KBF Bashkimi ka përfunduar me sukses të madh stinorin vjeshtor, duke fituar ndeshjen e fundit ndaj Trepçës dhe duke u shpallur kampion vjeshtor i Superligës së basketbollit për femra.

Ekipi nga Prizreni ka shënuar një performancë mbresëlënëse gjatë këtij sezoni, me 9 fitore në 10 ndeshje. Stinori u nis fuqishëm për Bashkimin, i cili e filloi me fitimin e Superkupës së Kosovës. Ky sukses dëshmon angazhimin dhe përkushtimin e ekipit për të qëndruar në majat e basketbollit kosovar, raporton PrizrenPress.

“Stinorin vjeshtor e përfunduam me fitore ndaj Trepçës. Ishte një stinor sfidues dhe i ngarkuar, të cilin e nisëm me fitimin e Superkupës së Kosovës. Pas dhjetë ndeshjeve, i kemi shënuar nëntë fitore dhe me meritë jemi kampion vjeshtor. Vazhdojmë, vitin tjetër!” – shprehet klubi në një deklaratë.

Ekipi tani pret me ambicie të lartë vazhdimin e sezonit në vitin 2025, duke synuar tituj të tjerë në basketbollin kosovar./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit