3.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Mbyllet nata e dytë e Fest 63, plotësohet mozaiku i 30 këngëve në garë për finalen e madhe

Kompletohet paraqitja e 30 këngëve në garë për trofeun e Fest 63, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion. Me mbylljen e natës së dytë të Fest 63, publiku në sallë dhe miliona teleshikues të RTSH në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, por edhe në diasporë, kanë tashmë të plotësuar mozaikun e 30 këngëve, të cilat shënuan një kulm të ri në muzikën shqiptare mbarëkombëtare.

Nata e dytë, jo vetëm kishte zëra të pasur në kolore e interpretime, por kishte edhe ritëm edhe në të gjitha elementët skenikë, pasi të 15 konkurrentët dhuruan spektakël dhe ishin të sinkronizuar në mënyrë perfekte me Orkestrën Simfonike të RTSH-së drejtuar nga dirigjentët: Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Markeljan Kapedani, Oleg Arapi, Olsi Qinami, Armando Broshka dhe Lirjona Sylejmani, si dhe bendin e drejtuar nga kantautori, Elton Deda.

Moment i veçantë në natën e dytë të Fest 63 ishte dhe çasti kur Aleksandër Gjoka, këndoi dy këngë mjaft të njohura për publikun shqiptar dhe më gjerë, si I ftuar special. Gjoka është një nga protagonistët e festivalit të këngës që në fillim të viteve ’90. Në Fest 63 ai erdhi si i ftuar special, duke ndezur skenën me këngët “Ecën në shi”, “Ditë dimri”, të cilat janë kënduar jo vetëm nga ai, por edhe nga spektatorët që kishin mbushur sallën plot e përplot.

Fest 63, në natën e dytë, është kthyer edhe në tribunën e mesazheve të ndjeshme për fenomenet që prekin shoqërinë tonë. Brixhida Muça ishte një tjetër grua që u ngjit në skenën magjike, ku përmes historisë së saj dha jo pak mesazhe force.

Përballja me dhimbjen më të madhe për një nënë, ta shohë fëmijën e saj sëmurë, nuk e mposhti Brixhidën. Ajo tregon se si mësoi ta kthente dhimbjen dhe trishtimin në forcë dhe kurajë për të ndihmuar djalin e saj.

Por edhe balerina Klaudia Pepa, dhuroi emocione mjaft të veçanta në skenën e Pallatit të Kongreseve. Ajo, mbi shputat delikate të këmbëve, mbështetur edhe mbi një monolog të cilin e interpretoi vetë, arriti një kombinim perfekt elementësh, të cilat jo vetëm sollën emocione në sallë, por i dhanë edhe klas interpretimit të saj skenik në Fest 63.

Me paraqitjen e 30 këngëve në 2 netët e Fest 63 mbyllet edhe paraqitja përpara publikut të këngëve pjesëmarrëse në Fest 63, për ti hapur rrugën 15 këngëve të cilat do të kalojnë në natën finale. Enigma do të zbardhet nesër në “Natën e Nostalgjisë”./rtsh.al/

Më Shumë

SHMP “Lasgush Poradeci” shënoi Ditën e Shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë organizoi sot një manifestim festiv me rastin e Ditës së Shkollës, ku mori pjesë edhe Kryetari...

Haxhi Shala e Sabit Januzi pranojnë akuzën se frikësuan një dëshmitar

Haxhi Shala dhe Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit...

Lajmet e Fundit