0.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Vendoset gurthemeli i çerdhës në Bellanicë

Është vendosur gurthemeli i çerdhes së re në Bellanicë të Malishevës, ngjarje në të cilën mori pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, zëvendësministri i arsimit, Arsim Ademi, dhe deputetë e udhëheqës të institucioneve tjera.

Sipas njoftimit nga Kryeministria çerdhja e re do të ketë katin përdhese, që përmban hyrjen kryesore, hapësirën e gardërobës së fëmijëve, klasat për fëmijë, kuzhinën dhe tryezarinë, nyjet sanitare në çdo klasë dhe ato për personel, dhomën e takimeve, lavanderinë dhe kthinat teknike të ngrohjes. Po ashtu, kati i parë do të ketë klasa për fëmijë, dhomën e qumështit, zyra e drejtorit, infermieria dhe nyjet sanitare. Ajo do të ketë një sipërfaqe të përgjithshme prej 886 metra katrorë dhe është projektuar të akomodojë 80 fëmijë.

Kryeministri theksoi që po investohet shumë në arsim, për shkak se investimi në arsim është investimi kryesor në ardhmëri. “Ashtu siç investojmë në arsim, ashtu do ta kemi të ardhmen tonë”, tha ai.

Më tej, ai renditi projektet që qeveria po mbështetë dhe financon në këtë komunë, krahas çerdhes së re, të cilës iu vendos gurthemeli sot.

 

“Në Komunën e Malishevës jemi përqendruar në disa ndërtime, të cilat janë të domosdoshme, si për kuadrin mësimdhënës, ashtu edhe për fëmijët, nxënësit e të rinjtë. Konkretisht, në Dragobin, ndërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët “Emin Duraku”, dhe adoptimin e shkollës në çerdhe – e para në vlerë prej 1,176,000 euro, ndërkaq e dyta, pra adaptimi apo renovimi i shkollës për çerdhe, në vlerë prej 400 mijë euro. Përveç tyre, kemi edhe adaptimin apo renovimin e shkollës në çerdhe në Banjë, që ndodhet në fazën e parë, në vlerë prej rreth 280 mijë euro, si dhe adaptimin apo renovimin e shkollës në çerdhe në Banjë gjithashtu, në vlerë prej rreth 130 mijë euro e që ndodhet fazën e dytë”, citohet kryeministri.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti përmendi edhe investimet në pjerrinë në qasje për persona me aftësi të kufizuar për shkollën “Lasgush Poradeci” në Kievë, si dhe renovimet në nyjet sanitare apo tualeteve të shkollave në Drenoc, Panorc dhe Malishevë, e që së bashku në total përbëjnë një investim të qeverisë prej 3 milionë euro për arsimin në Komunën e Malishevës, gjatë këtij mandati qeverisës.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Ballkani mbyll vitin me fitore në derbin lokal ndaj Suharekës

Ballkani triumfoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superligës së Kosovës në futboll. Lindon Emërllahu shënoi...

Kryetari i Malishevës premton mbështetje për GLV “Llapusha

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e Grupit Lokal të Veprimit (GLV) “Llapusha”, të prirë nga...

Lajmet e Fundit