17.8 C
Prizren
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Adriano Çelentano sot 87 vjeç: Kam 20 vjet që mendoj për jetën tjetër

Një nga personazhet më eklektikë në botën e muzikës italiane, Adriano Celentano mbush sot 87 vjeç. Këngëtar, showman, aktor, regjisor, kompozitor, shkrimtar televiziv dhe producent diskografik, ai njihet edhe me emrin “il Molleggiato” për mënyrën unike të kërcimit me spektatorët italianë.

Në librin e tij me kujtime, Celentano shkruante se nuk pret asgjë tjetër nga kjo jetë, ama ka plane për tjetrën.

“Pres të kërcej pak më shumë. Por unë kam rreth njëzet vjet që them se jam në fazën e rënies dhe kam menduar për jetën tjetër. Nuk pres asgjë tjetër nga kjo jetë, kam plane për tjetrën. U pendova që nuk studiova kur munda. Tani më pëlqen të studioj, dikur jo. Ndoshta tani do të isha një njeri ndryshe… me kravatë. Nuk kam ëndërruar kurrë të këndoj, kam menduar se do të jem orëndreqës gjithë jetën. Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se lumturia nuk ekziston. Nuk e di, nëse dikush jeton për shembull njëqind e pesëdhjetë vjet, mendoj se dozat e lumturisë së përjetuar do të jenë 10%, kur është mirë. Nëse dikush është i vetëdijshëm për këtë, atëherë duhet t’ju them se nuk më mungon asgjë. Ne e dimë se çdo gjë, çdo lumturi, çdo kënaqësi që mund të fitoni, gjithmonë paraprihet nga puna, nga një qëndrueshmëri që duhet ta keni: nëse nuk e prodhoni atë, lumturia nuk do të vijë të të kërkojë.”, shkruan Çelentano.

Adriano Celentano është showmeni i famshëm i njohur mbi të gjitha për rolin e tij si këngëtar dhe aktor, por Adriano është shumë më tepër se e gjithë kjo, pasi është pak ta përshkruajmë vetëm me këta dy mbiemra. Ai është gjithashtu regjisor, prezantues, skenarist, kompozitor dhe shkrimtar televiziv. Ai ka lindur më 6 janar 1938 në Milano dhe është i martuar që nga viti 1964 me personazhin po aq ikonë, Claudia Mori. Pavarësisht ulje-ngritjeve që përjetoi çifti, Adriano dhe Claudia kanë tre fëmijë, Rosalinda, Giacomo dhe Rosita./dritare.net

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Kush është Rumi/ Poeti persian që edhe pas 814 vitesh vijon të shesë miliona kopje

Lindi 814 vjet më parë, ndërsa ka ndjekës në mbarë botën. Vargjet mahnitëse të Jalal ad-Din Muhammad Rumit – poetit persian dhe mjeshtrit sufist që...

Nisin punimet për rehabilitimin e Kaptazhës IV tek “40 Burimet” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar nisjen e punimeve për rehabilitimin e Kaptazhës IV në zonën e “40 Burimeve” në Prizren, me...

Lajmet e Fundit