10 C
Prizren
E premte, 7 Mars, 2025

Haradinaj në Suharekë: Numri 137 e shkurton rrugën drejt NATO-s

Koalicioni për Kosovën Fituese ka mbajtur tubim në Suharekë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në këtë tubim tha se siguria në vend duhet të jetë e plotë dhe e përjetshme dhe se e vetmja mënyrë për të pasur siguri të përjetshme është anëtarësimi në NATO.

“Nëse anëtarësimi në NATO shkon shpejt, jemi shumë fitues për shkak se nuk vonohemi në proces,” tha ai. Haradinaj u shpreh se koalicioni i tyre dhe numri 137 e shkurtojnë kohën e hyrjes në NATO.

Ndërsa kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, tha se njerëzit e duhur në vendin e duhur krijojnë vepra, u shërbejnë qytetarëve dhe qytetarët jetojnë e gëzojnë me veprat e tyre.

“Ne krijojmë kushte, dhe kjo është Kosova fituese. Ne krijojmë kushte për biznesin, për qytetarin, për punëtorin. Biznesi për ne ka qenë dhe do të jetë partner në ndërtimin e këtij vendi. Biznesi, qeveria komunale dhe qeveria qendrore duhet të shkojnë krah për krah në ndërtimin e zhvillimit të vendit”, tha Limaj.

Ai tutje tha se me kryeministrin Haradinaj, me partnerët e koalicionit dhe me ekipin e kandidatëve për deputetë kanë plot energji.

“Fitoret arrihen me besim, vendosmëri dhe me punë”, tha Limaj.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Rahovec, arrestohet një person pasi e vrau një kafshë të egër, i konfiskohet arma

Një person është arrestuar në Rahovec të enjten pasi e kishte vrarë një kafshë të egër. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se nga i...

Sonte është nata e madhe e çmimeve Oscar. Ja nominimet

Sonte në qendër të vëmendjes së industrisë së filmit do të jetë ceremonia magjepsëse e 97-të e ndarjes së çmimeve Oscar, ku fituesit e...

THINK OF IT

Lajmet e Fundit