15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Nis restaurimi i shtëpisë së familjes Bërlajolli në Prizren, MKRS thotë se po shpëtohet nga rrënimi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka bërë të ditur se po vijojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Bërlajolli në Prizren.

Sipas njoftimit, si rrjedhojë e këtyre intervenimeve ky aset do të ruhet për brezat e ardhshëm.

“Edhe një shtëpi, aset i trashëgimisë kulturore, po shpëtohet nga rrënimi. Po punohet me intensitet në restaurimin e shtëpisë së familjes Bërlajolli, që gjendet në lagjen e Sarajit në Prizren. Shtëpisë që i takon shek. XIX-të, do t’i kthehen vlerat që kishte, dhe do të ruhet për brezat e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Bazuar në të dhënat e autoriteteve të trashëgimisë kulturore, shtëpia e familjes Bërlajolli gjendet në pjesën perëndimore të qytetit, në lagjen Saraji. Ajo është ndërtuar në shekullin XIX dhe ka shërbyer për banim gjatë tërë kohës.

Ky aset sipas raportit “Gjendja e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë – 2021” të publikuar nga CHwB Kosova ka qenë pjesë e listës së trashëgimisë në rrezik, ku gjendja fizike është vlerësuar si e keqe, raporton Telegrafi.

Vite më parë edhe Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren pat intervenuar në këtë aset të trashëgimisë kulturore.

Marketing

Më Shumë

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

DKA-ja në Prizren dhe Fakulteti Filologjik drejt bashkëpunimit për zhvillim profesional në arsim

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prizren ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Fakultetit Filologjik dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në forcimin e...

Lajmet e Fundit