22.5 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025

Bashkimi mposht Vëllaznimin, kalon në finale të Kupës së Kosovës në basketboll

Palesta “Sezai Surroi” në Prizren ka qenë nikoqire e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, ndeshje në të cilën janë përballur Bashkimi dhe Vëllaznimi, dhe përmes rezultatit 89 – 73, skuadra nga Prizreni, ka arritur të bëhet finalistja e dytë e Kupës së Kosovës.

Ndeshjen më mirë e nisën skuadra nga Prizreni, e cila pati një seri prej 9-0, por në fund pas një loje të mirë nga skuardra e Vëllaznimit, çereku i parë arriti të mbyllej ne rezultat të barabartë 20 – 20.

Edhe çereku i dytë nisi më mirë nga skuadra e Bashkimit, por loja më e mirë e Vëllaznimit dhe efikasiteti i kësaj skuadre bëri që pjesa e parë e kësaj ndeshjeje të mbyllet me rezultatin 35 – 41.

Në fillim të çerekut të tretë Vëllaznimi arriti që epërsinë e tyre ta dërgojë deri në 7 pikë, 40 – 47, por me anë të dy tresheve të shënuara nga Green, ky çerek u mbyll në të mirën e skuadrës nga Prizren, 60 – 57.

Deri në 10 pikë arriti epërsia maksimale e Bashkimit kur kishin kaluar vetëm tre minuta lojë në çerekun e fundit, dhe efikasiteti i lartë i skuadrës nga Prizreni vazhdoi deri në fund, duke arritur që këtë ndeshje ta mbyllë me fitore me rezultat 90 – 73, duke kaluar kështu në finalen e Kupës së Kosovës në Basketboll, aty ku do të përballet me skuadrën e Trepçës.

Më efikasi tek skuadra e Bashkimit ishte Lejson Zeqiri, i cili shënoi 22 pikë, pati 5 kërcime, dhe një asistim.


Ndërsa me 22 pikë, pesë kërcime dhe 3 asistime, më efikasi tek Vëllaznimi tregua Jericole Hellems.

Finalja e kupës së Kosovës, zhvillohet me datë 12 shkurt në Palestrën e Sporteve në Prishtinë.

Më Shumë

A e keni ditur se në Kosovë prodhohen anije? Presidentja Osmani viziton kompaninë në Prizren

Presidentja e Kosovës ka thënë se Kosova prodhon edhe anije “Made in Kosova”. Sipas saj, tash janë gati për botën. Këto anija prodhohen nga “Koshi...

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Ujë i pastër dhe i freskët! Me aparatet e ujit Bruno, në çdo gotë do të ndjesh qetësinë e ujit të freskët! Ujë i ftohtë apo...

Lajmet e Fundit