7.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Eksperti i komunikacionit: Të gjurmohen shoferët që kanë shumë dënime në trafik

Eksperti i komunikacionit, Halil Halili, ka vlerësuar se një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore në Kosovë është mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore.

‘’Shkaqet kryesore për aksidentet rrugore janë mungesa e investimeve në pjesën e infrastrukturës rrugore ‘’, tha Halili për FrontOnline.

Sipas tij, kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e trafikut, pasi infrastruktura rrugore duhet të përfshijë elemente të sigurisë si sinjalizimi, ndriçimi publik, sinjalizimi vertikal dhe horizontal, si dhe instalimi i detektorëve të shpejtësisë dhe radarëve në zona ku zhvillohet shpejtësi e madhe.

Halili gjithashtu vlerëson se shtrenjtimi i gjobave ka pasur një ndikim, por jo në masën që ishte pritur. Ai thotë se për të arritur rezultate më të mira në uljen e aksidenteve, duhet të merren masa më të fuqishme, përfshirë gjurmimin e shoferëve që kanë shumë dënime.

‘’Ashpërsimi i gjobave ka ndikuar, por jo në atë masë që kemi pritur se do të ndikojë, por në të ardhmen pritet që duhet të merren masa të tjera sepse masat janë marrë për konfiskim të patentë shoferit apo elementeve të tjera mirëpo jo gjurmimin e shoferëve që kanë shumë dënime dhe nuk gjurmohen se a janë përmirësuar në trafik’’, përfundoi Halili.

Marketing

 

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit: Lufta kundër korrupsionit nuk do të ndalet as para dyerve të prokurorisë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që të raportojnë çdo provë inkriminuese ndaj prokurorëve apo zyrtarëve...

3 gola, 3 pikë – Liria shkëlqen në Prizren

Liria është rikthyer me fitore të madhe para tifozëve të saj, duke mposhtur Kikën me rezultat bindës 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Përparim...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit