26.3 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Xhamia e Ballies në Elbasan, një nga 5 objektet më të bukura të kultit në botë

Xhamia e Ballies në Elbasan është përzgjedhur si një nga pesë objektet më të bukura të kultit në botë, duke arritur në finalen e çmimit prestigjioz “Ndërtesa e Vitit 2025” nga ArchDaily, një nga platformat më të njohura ndërkombëtare në fushën e arkitekturës.

Xhamia e Ballies ka një histori të gjatë dhe domethënëse për Elbasanin dhe përtej tij. E ndërtuar fillimisht në vitin 1608 nga Hasan Balliu, xhamia u bë një nga ndërtesat më të rëndësishme të besimit islam në qytet, duke reflektuar jo vetëm artin dhe mjeshtërinë e kohës, por edhe vlerat shpirtërore të komunitetit mysliman. Gjatë regjimit komunist, ajo u shemb, ashtu si shumë objekte të tjera të kultit në Shqipëri, por historia e saj nuk përfundoi aty. Në vitin 2022, xhamia u rindërtua, duke ruajtur frymën e origjinalit, por me një qasje arkitekturore moderne dhe inovative.

Projekti i rindërtimit u bazua në një koncept që ndërthur traditën me elementët e arkitekturës bashkëkohore. Një vëmendje e veçantë iu kushtua dritës natyrore, materialeve të përdorura dhe simboleve që pasqyrojnë lidhjen e besimtarëve me fenë dhe përjetësinë. Ndriçimi natyror luan një rol kyç në dizajnin e saj, duke krijuar një hapësirë harmonike që frymëzon reflektim dhe qetësi shpirtërore. Përdorimi i materialeve tradicionale si guri, druri dhe bakri, të cilat ndryshojnë dhe fitojnë vlera estetike me kalimin e kohës, e bëjnë këtë xhami një shembull të shkëlqyer të arkitekturës që respekton të kaluarën dhe njëkohësisht shikon drejt së ardhmes.

Xhamia e Ballies është i vetmi objekt kulti në Evropë që ka arritur në këtë fazë të garës, duke dëshmuar se ndërthurja e identitetit fetar dhe arkitekturës moderne mund të krijojë një monument me vlera të jashtëzakonshme.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përgëzon të gjithë ata që kontribuuan në rindërtimin dhe promovimin e kësaj xhamie dhe shpreh mirënjohjen e tij për këtë arritje!

Më Shumë

Defekt në stacionin e pompave, disa fshatra të Prizrenit pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa fshatra të...

Arrestohet një person në Suharekë, postoi foto me armë

Një person në Suharekë ka rënë në prangat e policisë pasi që i njëjti në rrjete sociale kishte postuar foto me armë. Sipas raportit 24...

Lajmet e Fundit