Loredana apo Livia, cila banore e Big Brother Albania do hyjë në Grande Fratello

Në spektaklin e Big Brother VIP Albania, ndodhi një situatë e pazakontë: opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku u përfshinë për herë të parë në procesin e nominimeve.

Ata vendosën që banorët në nominim të ishin kokë më kokë Loredana dhe Livia.

Mirëpo ky nominim ka ngjallur dyshime dhe diskutime, pasi sipas burimeve të “Lokimagazine.com”, ekziston mundësia që njëra prej tyre të mos largohet përfundimisht nga reality show, por të transferohet si konkurrente në “Grande Fratello” në Itali.

Kujtojmë se në një intervistë për Ledion Liço zbuloi se, “Big Brother VIP Albania” dhe “Grande Fratello” do të realizojnë një shkëmbim banorësh. Ai deklaroi: “Qëllimi është që të bëjmë një shkëmbim të një banori të Big Brother-it tonë, me një banor të Grande Fratello-s.” dhe duket se ky moment është duke ardhur.

Duke marrë parasysh se si Loredana ashtu edhe Livia janë njohëse të shkëlqyera të italishtes, kjo mundësi bëhet edhe më e besueshme.

Megjithatë, burimet tona bëjnë me dije se vendimi final nuk është marrë ende dhe për të zbuluar të vërtetën duhet të presim Prime-n e së shtunës.

A do të kemi për herë të parë një kalim të drejtpërdrejtë nga Big Brother VIP Albania në “Grande Fratello”? Mbetet për t’u parë./dritare.net

 

Më Shumë

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Lajmet e Fundit