17.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Fluks në Morinë, 17-vjetorin e pavarësisë qytetarët e Kosovës e festojnë në Shqipëri

Kjo e dielë ka shënuar një fluks të lëvizjes së mjeteve dhe qytetarëve në të dy anët e kufirit të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Lëvizje më së shumti janë shënuar këtë pasdite. Dhjetëra automjete me targa të Kosovës po hyjnë për në Shqipëri përmes doganës së Morinit.

Me sa duket qytetarët e Kosovës duan ta festojnë 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Shqipëri.

E hëna e 17 shkurtit është ditë pushimi në Kosovë. Fluksi i mjeteve është edhe i kthimit të qytetarëve të Shqipërisë që këtë fundjavë e kaluan në Prizren dhe pikat turistike dimërore të Kosovës.

Fluks ka edhe në hyrje për në Kosove ku janë vërejtur mjete me targa të vendeve të BE-së pasi emigrantët kosovarë ndonëse në numër të vogël kanë ardhur në vendlindje për të festuar 17 shkurtin.

Policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës po zbatojnë marrëveshjen e lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa për ato me targa të huaja kontrolli është me procedurë të përshpejtuar. Edhe në orët e para të kësaj të diele ka patur fluks në të dy anët e kufirit./A2 Televizion/

Më Shumë

Vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave inerte në Malishevë

Aksioni për largimin e mbeturinave inerte në territorin e Komunës së Malishevës po vazhdon edhe pas përfundimit të muajit të ambientit, duke u shtrirë...

Trajnim në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në emergjenca

Në Komunën e Rahovecit është zhvilluar një trajnim në tavolinë (TTX), me fokus rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin...

Lajmet e Fundit