Të dyshuarit janë hasur në një kafene të qytetit në rrugën “Brigada 123”.

“Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit janë hasur në një kafiteri, e cila ishte pronë e njërit nga të arrestuarit duke luajtur bixhoz. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton  policia.