Policia në Prizren dhuron lule grave për 8 Marsin

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyrtarët policorë të sektorit dhe patrullave policore të qytetit të Prizrenit, si dhe të qyteteve të tjera të rajonit, kanë implementuar projektin “Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe ndryshimit në botë”.

Në kuadër të këtij projekti, Policia e Kosovës ka shpërndarë lule për gratë dhe u ka uruar atyre Ditën e Gruas në rrugët dhe sheshet e qyteteve të rajonit.

Policia e Kosovës uron të gjitha gratë me rastin e 8 Marsit, duke përcjellë mesazhin: “Ju jeni zëri i shpresës, frymëzimit dhe ndryshimit në botë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Lajmet e Fundit