Trepça fiton në dramën ndaj Junior 06 në Prizren

Trepça shënoi fitoren e dytë këtë edicion. Mitrovicaset fituan ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 59:60 (17:21, 16:9, 14:19, 12:11).

Takimi ishte i vlefshëm për javën e 17-të të Superliga Femrat.

Ndeshja ka qenë me kthesa gjatë gjithë kohës, derisa në fund ‘Xehetaret’ ishin më të vëmendshme për të fituar me vetëm një pikë dallim.

Në çerekun e parë, mysafiret për një nuancë ishin më të mira, 17:21, derisa vendaset u kundërpërgjigjën në periudhën e dytë, 16:9, për të shkuar në pushim me rezultat 33:30. Skuadra nga Mitrovica nuk u dorëzua dhe fitoi periodën e tretë, 14:19, derisa në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë me shumë rikthime.

Vivian Woo e Trepçës, shënoi katër pikët e fundit dhe vendimtare, derisa ndeshja përfundoi 59:60.
Ajo e mbylli ndeshjen me 33 pikë e 13 kërcime, kurse te Junior 06, më e dalluara ishte Abigail Ogle me 19 pikë e 11 kërcime.

Junior 06 Moni Bau ka pesë fitore e 12 humbje, ndërsa Trepça dy fitore e 15 humbje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Lajmet e Fundit