19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri–Kosovë, kërkohen më shumë lehtësira në kufi

Në pikën e përbashkët kufitare të Morinit shohim gjithnjë e më shumë prezencë të mjeteve që transportojnë mallra nga Shqipëria drejt Kosovës, por edhe Kosova drejt Shqipërisë.

Vitet e fundit është shënuar një progres për sa i përket volumit tregtar mes dy shteteve.

Shumë drejtues mjetesh e bëjnë këtë rrugë çdo ditë. Ka nga ata që e bëjnë një herë në javë, por disa edhe dy herë në ditë.

Për drejtuesit e mjeteve, volumi tregtar nuk vihet re, pasi e kanë kthyer në përditshmëri.

Në shumë raste, procedurat doganore kryhen shpejt, por në raste jo të pakta e në veçanti gjatë fundjavave, drejtuesit e mjeteve kalojnë orë të tëra në kufi, ndërsa kolonat e gjata të mjeteve hyjnë në thellësi të territorit tonë.

Më shqetësuese për ta mbetet procesi i skanimit dhe peshoret.

Në pikën kufitare të Morinit, procedura e doganës kryhet vetëm për mallrat me origjinë shqiptare apo të kompanive distributore, ndërsa për import-eksportet me shtetet e tjera, Kosova e kryen si procedurë në doganën e saj në portin e Durrësit, e cila funksionon prej dy vitesh.

Pavarësisht të gjithave sipas informacioneve të marra në Drejtorinë e Doganave, vit pas viti po shënohet rritje e konsiderueshme e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë e Kosovës, ku sasinë më të madhe në volumin tregtar e zënë eksportet nga Shqipëria drejt Kosovës./rtsh.al/

Më Shumë

Ndërprerje të rrymës sot në rajonin e Prizrenit për shkak të punimeve në rrjet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë...

Ismet Kryeziu letër të hapur për liderët politikë

Të nderuar kryetarë të partive politike që jeni pjesë e Kuvendit të Kosovës, Prej javësh, e muajsh, jemi dëshmitarë të një realiteti të pajustifikueshëm kushtetues...

Lajmet e Fundit