3.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Liria shpërthen me katër gola, mposht Istogun 4:2

Liria ka regjistruar një fitore të rëndësishme në javen e 20-të të Raiffeisen Ligës së Parë, duke triumfuar 4:2 ndaj Istogut në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Ndeshja, e zhvilluar pa praninë e tifozëve, dhuroi emocione dhe spektakël në fushë, raporton PrizrenPress.

Liria e nisi fuqishëm takimin, duke kaluar në epërsi me golin e Ajazajt në minutën e 18-të. Vetëm shtatë minuta më vonë, Kambato dyfishoi rezultatin, duke i dhënë avantazh të sigurt skuadrës vendase. Istogu u përpoq të reagonte dhe ngushtoi diferencën me Enis Miranajn në minutën e 37-të, duke mbajtur gjallë shpresat për një rikthim.

Në pjesën e dytë, Liria vazhdoi me ritmin e saj të lartë dhe gjeti golin e tretë me Arlind Susurin në minutën e 61-të. Istogu nuk u dorëzua dhe shënoi me Besmir Fetahun në minutën e 80-të, duke e bërë ndeshjen më të tensionuar. Megjithatë, Susuri realizoi edhe një herë në minutën e 82-të, duke vulosur fitoren për prizrenasit.

Me këtë rezultat, Liria tregon formë të mirë dhe synon një rikthim në elitën e futbollit kosovar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Zlipotok përkujtohet 111-vjetori i Betejës së Çanakkalasë

Në fshatin Zlipotok të Dragash është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e 111-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë, e organizuar nga KFOR-i Turk. Në këtë...

Vdes Chuck Norris, aktori ikonik i filmave aksion

Chuck Norris, kampioni i artit marcial që u bë një yll ikonik i filmave aksion dhe udhëhoqi serialin e suksesshëm “Walker, Texas Ranger,” ka...

Lajmet e Fundit