11.3 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Këta janë emrat e të zhdukurve që u gjetën në varrezën masive në Bishtazhin

11 trupa të personave të zhdukur janë gjetur në varrezën masive në Bishtazhin.

Këto viktima më 2 prill 1999, bashkë me qindra burra dhe djem shqiptarë, u grumbulluan me dhunë nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, në një fushë në Kralan, rrethuar me tanke.

Aty u mbajtën nën tortura të vazhdueshme, pa ujë dhe ushqim për dy ditë. Më 4 prill, nga ta u ndaluan 86 burra dhe djem, ndër të cilët 11 ishin të mitur. Që nga ajo ditë, askush nga ta më nuk është parë i gjallë. Disa prej tyre ishin gjetur në afërsi të liqenit Peruqac në Bajina Bashta të Serbisë. Pas zhvarrosjes nga Bishtazhini, Serbia i rrëmbeu kufomat.

Pas 26 viteve, në varrezën masive në Bishtazhin, janë gjetur dhe identifikuar:

Adem Gashi;

Sahit Gashi;

Bekim Hasani;

Sheremet Ismajli;

Mentor Myrtaj;

Osman Fejza;

Shkelzen Hajdaraj;

Bekim Gashi;

Sabedin Kryeziu;

Mentor Kryeziu;

Vehbi Halilaj.

Për këtë çështje ka shkruajtur edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se plagët e hapura të zhdukjeve me dhunë janë e vërteta e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

“Në këto ditë të rënda nuk është e lehtë të gjenden fjalë ngushëllimi që mund të plotësojnë zbrazëtinë që ka lënë mungesa e tyre. Është e vështirë të gjejmë fjalë mjaftueshëm të fuqishme për të përshkruar forcën dhe durimin e palëkundshëm të familjarëve përgjatë këtyre viteve”.

“Në këto ditë, e çdo ditë tjetër, të përbashkët e kemi dhembjen dhe nderimin për martirët e dëshmorët e kombit në Kosovë. Qëndrojmë bashkë për të mos lejuar harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë”, ka thënë Kurti.

 

 

 

Më Shumë

Prizreni nuk ndalet – fiton pastër ndaj Vllaznisë në rrugën drejt Ligës së Parë

Prizreni ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, duke mposhtur në shtëpi Vllaznisë së Pozheranit me...

Rriten çmimet në lokalet e ‘Shatërvanit’ të Prizrenit

Çmimet në lokalet e 'Shatërvanit' në Prizren kanë pësuar një rritje  ndjeshme, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe vizitorët. Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në...

Lajmet e Fundit