12.4 C
Prizren
E premte, 21 Mars, 2025

Derbi në kryeqytet

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje tejet interesante këtë fundjavë, ku zhvillohet java e 25-të.

Kampionati po i afrohet fundit të garave të rregullta, dhe secila ndeshje është më e rëndësishme se tjetra. Lufta për çdo pozitë në tabelë është shumë e fortë, përcjell PrizrenPress.

Bora do të ndeshet me Bashkimin, ku të dy skuadrat do të luajnë vetëm për fitore. Prishtinasit janë në vendin e shtatë me tetë fitore dhe 16 humbje, ndërsa prizrenasit kryesojnë renditjen me 17 fitore dhe shtatë humbje.

Të shtunën mbrëma zhvillohet gjithashtu derbi mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës. Vlen të theksohet se therandasit, në ndeshjen e kaluar, mposhtën Prishtinën pas një ecurie shumë të mirë në Superligë. Ylli hyn në këtë ndeshje me 11 fitore dhe 13 humbje, ndërsa Peja ka 13 fitore dhe 11 humbje.

Të dielën, rivalët e vjetër do të përballen në Prishtinë, ku Sigal Prishtina do të ndeshet me Trepçën në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit”. Prishtinasit kanë 15 fitore dhe nëntë humbje, duke u pozicionuar në vendin e tretë, ndërsa xehetarët janë në vendin e dytë me 16 fitore dhe tetë humbje.

Proton Cable Prizreni do të presë Vëllaznimin në një duel mjaft interesant. Proton Cable është në vendin e tetë me pesë fitore dhe 19 humbje, ndërsa Vëllaznimi gjendet në vendin e pestë me 11 fitore dhe 13 humbje.

ProCredit Superliga – Java 25

E shtunë, ora 20:00

Bora – Bashkimi
Golden Eagle Ylli – Peja

E dielë, ora 20:00

Sigal Prishtina – Trepça
Proton Cable Prizreni – Vëllaznimi

/PrizrenPress.com

Më Shumë

Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe për klasa të 9-ta: Faza e dytë zhvillohet në Malishevë

Faza e dytë e Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe për klasat e 9-ta, për vitin shkollor 2024-2025, u mbajt në Malishevë. Ky aktivitet...

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në veturë i gjenden katër granata dore

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi të njëjtit i janë gjetur katër granata dore. Rasti...

Lajmet e Fundit