15.6 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Përballjet vendimtare në Superligën Femrat

Superliga Femrat vazhdon me ndeshje interesante këtë fundjavë, ku zhvillohet java e 18-të.

Kampionati po i afrohet fundit të garave të rregullta, dhe çdo ndeshje bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Në parket zhvillohet luftë për çdo top dhe sekondë, përcjell PrizrenPress.

Derbi i javës do të luhet mes vendit të dytë dhe të tretë, ku Peja 03 dhe Prishtina do të përballen në një sfidë ku fitorja është e vetmja alternativë. Të dy skuadrat kanë nga 10 fitore dhe 7 humbje, duke e bërë këtë duel edhe më vendimtar.

Një tjetër sfidë interesante pritet të zhvillohet mes Bashkimit dhe Junior 06 Moni Bau, në derbin e qytetit në ‘Sezai Surroi’. Kjo ndeshje pritet të jetë shumë e luftuar, me Bashkimin që kryeson me 17 fitore dhe vetëm një humbje, ndërsa Junior 06 ka 5 fitore dhe 12 humbje.

Në Mitrovicë, Trepça do të ndeshet me Penzën, në një duel ku të dyja skuadrat synojnë fitoren. Trepça ka regjistruar 2 fitore dhe 15 humbje deri më tani, ndërsa Penza ka 8 fitore dhe 9 humbje.

Superliga e Femrave – Java 18

KBF Prishtina – KBF Peja 03
KBF Bashkimi – KBF Junior 06
KBF Penza – KBF Trepça

/PrizrenPress.com

Më Shumë

Liria në ndjekje të Superligës, vetëm tri pikë larg kreut

Liria ka vazhduar formën e mirë në Ligën e Parë, duke marrë një fitore bindëse 5:2 ndaj Trepçës, rezultat që e mban fuqishëm në...

Nis mirëmbajtja e rrugës transitore dhe hapësirave publike në Prizren

Në kuadër të kontratës për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren ka angazhuar KRM “Ekoregjioni” për realizimin e...

Lajmet e Fundit