Modric i mahnitur nga Mbappe: S’kam parë kurrë diçka të tillë

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, e ka pranuar se është i habitur nga talenti i jashtëzakonshëm i bashkëlojtarit  të tij të skuadrës, Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez ka arritur tashmë kuotën e 30 golave në sezonin e tij të parë me ‘Los Blancos’.

“Ka kaq shumë cilësi. Për të qenë plotësisht i sinqertë, nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, ka thënë Modric për ‘Telefoot’, raporton RTKLive.

“Ajo që më impresionon më shumë është personaliteti i tij. Është një djalë i mrekullueshëm. Është shumë i përulur, gjithmonë i gatshëm për të bërë humor dhe për të ndihmuar shokët e skuadrës”, ka theksuar ai.

Mbappe këtë sezon të garave, ka zhvilluar 44 ndeshje me Realin, duke shënuar 31 gola dhe pesë asiste.

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit