13 C
Prizren
E shtunë, 26 Prill, 2025

Posta e Kosovës dhe libraria ‘Altera’ nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në Prizren

Posta e Kosovës dhe ‘Office 1 Kosova’, në kuadër të së cilës funksionon libraria “Altera” në Prizren, kanë nënshkruar një marrëveshje për ofrimin e shërbimeve universale postare dhe shërbimeve të e-komercit, duke mundësuar shpërndarjen më të shpejtë, të sigurt dhe efikase të dërgesave nga shitjet online.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, kryeshefja ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, dhe drejtori i ‘Office 1 Kosova’, Bekim Fetahi, theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi për përmirësimin e përvojës së klientëve në Kosovë.

Ky bashkëpunim garanton shpërndarje më të shpejtë, të sigurt dhe të besueshme, si brenda vendit ashtu edhe për dërgesat jashtë tij.

“Ky partneritet synon të rrisë efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve, duke shfrytëzuar rrjetin dhe infrastrukturën e Postës së Kosovës jo vetëm për shpërndarje të shpejtë dhe të sigurt, por edhe për të mbështetur bizneset në shitjen e produkteve të tyre përmes platformave online”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Në kuadër të këtij partneriteti, kryeshefja ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, vizitoi librarinë ‘Altera’.

 

Më Shumë

Parashikimi i motit për të martën

Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa orëve të pasditës dhe mbrëmjes, priten zhvillime konvektive...

Kurti uron komunitetin turk: Pjesë e pandashme e shtetit tonë shumetnik

Qytetarët e komunitetit turk në Kosovë sot festojnë Ditën Kombëtare të Turqve, derisa në Turqi 23 prilli festohet si Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe...

Lajmet e Fundit