10.9 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Kaos në Suharekë: Peja fiton ndaj Yllit mes ndërprerjes dhe sulmeve nga tifozët

Peja ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e fazës “play off” të Superligës së Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Yllin me rezultat 77:71. Por, kjo përballje nuk kaloi pa incidente.

Ndeshja, e cila u zhvillua në Suharekë, u ndërpre për rreth një orë pas hedhjes së sendeve në parket nga ana e tifozëve vendas, duke detyruar gjyqtarët ta ndërpresin lojën për arsye sigurie, raporton Gazeta Express.

Kaosi nuk përfundoi me kaq. Gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes, basketbollistët e Pejës u sulmuan nga disa tifozë të Yllit, duke tensionuar edhe më tej atmosferën e ndeshjes.

Pavarësisht kësaj, skuadra pejane ruajti qetësinë dhe arriti të rikthehej në parket me një performancë të fortë, sidomos në çerekun e dytë, ku realizuan 29 pikë, që rezultoi vendimtare në fund. Përkundër një përpjekjeje për rikthim nga Ylli, Peja e mbylli ndeshjen me epërsi prej 6 pikësh.

Incidentet e ndodhura pritet të merren në shqyrtim nga Federata e Basketbollit të Kosovës, ndërsa siguria në palestrat sportive rikthehet sërish si çështje e debatit publik.

Më Shumë

27 vjet nga Masakra e Pastaselës, kujtohen 106 viktimat e pafajshme

Sot janë bërë 27 vjet nga Masakra e Pastaselës së Rahovecit, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosova, ku më 31...

Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Dhjetëra tifozët nga Shqipëria janë nisur sot (e martë) në drejtim të Prishtinë, për të qenë në përkrahje të Kosovës. Kosova është nikoqire e Turqisë...

Lajmet e Fundit