Zëvendëskryesuesi i Prizrenit, Bush viziton disa komuna në ShBA, shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Levent Bush në kuadër të qëndrimit në ShBA ka vizituar komunat e Bostonit, Durhanit dhe Bow-it.

Sipas tij gjatë këtyre vizitave është diskutuar lidhur me funksionimin e pushtetit lokal dhe për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Si pjesë e programit të ofruar nga IVLP (International Visitor Leadership Program) patëm mundësinë të vizitojmë komunat e Bostonit, Durhanit dhe Bow-it. Me këtë rast, patëm rastin të shohim vizionin dhe sistemin e punës së këtyre komunave”, ka bërë të ditur Bush, raporton Telegrafi.

Ai ka shtuar se në këtë kuadër janë marrë edhe informata lidhur me punën vullnetare të organizatave joqeveritare në kuadër të komunave.

“Në takimet e mbajtura patëm rastin të paraqesim idetë se si mund të punojmë së bashku me Unionin e Komunave. Po ashtu, Komuna e Bostonit deklaroi se janë të hapur dhe të gatshëm të bashkëpunojnë me Komunën e Prizrenit”, ka njoftuar Bush. /Telegrafi/

Më Shumë

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Lajmet e Fundit