15.5 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Komuna e Malishevës dhe Islamic Relief shpërndajnë mekanizëm bujqësor për fermerët

Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Malishevës dhe organizatës Islamic Relief, sot është realizuar shpërndarja e mekanizmave bujqësorë për fermerët përfitues të kësaj komune. Pajisjet e shpërndara përfshijnë: multikultivatorë, makina mbjellëse për grurë dhe misër, spërkatëse, freza, ndërsa më herët fermerët kishin përfituar edhe serra bujqësore, përcjell PrizrenPress.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka uruar përfituesit dhe ka falënderuar organizatën Islamic Relief për bashkëpunimin.

“Zhvillimi i bujqësisë dhe rritja e kapaciteteve prodhuese është një nga prioritetet tona, me synimin që tregu të furnizohet me produkte vendore dhe ushqimi në sofrat tona të vijë nga toka jonë. Përkrahja e sektorit bujqësor do të vazhdojë, pasi është një nga degët më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të komunës sonë”, tha kryetari Kastrati.

Ndërkaq, drejtoresha e programit në Islamic Relief Kosovë, Albulena Gashi, përgëzoi fermerët përfitues dhe falënderoi Komunën e Malishevës për bashkëpunimin:

“Jemi të vetëdijshëm që nevojat janë më të mëdha se kaq, prandaj angazhimi ynë për përkrahjen e bujqësisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Malishevës, Sylë Dukolli, bëri të ditur se nga ky program kanë përfituar gjithsej: 58 serra me sipërfaqe 50 m², 15 serra me sipërfaqe 100 m², 50 multikultivatorë, 25 spërkatëse, 15 makina për mbjelljen e misrit, 13 makina për mbjelljen e grurit, dhe 27 freza.

Dukolli shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe punën e palodhur të zyrtarëve të Islamic Relief dhe të Drejtorisë për Bujqësi./PrizrenPress.com

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron tre patenta për tejkalim të shpejtësisë

Njësitet e Trafikut Rajonal në Prizren kanë sekuestruar tre patentë shoferi pas shkeljesh të rënda të kufirit të lejuar të shpejtësisë. Operacioni u realizua...

Prizren Classical Fest 2025 sjell muzikën klasike në zemër të qytetit këtë fundjavë

Prizreni do të shndërrohet në një qendër të artit dhe muzikës klasike më 1 dhe 2 nëntor 2025, me mbajtjen e edicionit të parë...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit