Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësuesja e veteranëve shqiptare, përfaqësuesja e veteranëve të Kosovës, si dhe ekipi mikpritës i Prizrenit. Përfaqësuesja shqiptare u shpall kampione e këtij turneu, duke ngritur trofeun simbolik pasi mposhti me rezultatin 2-1 ekipin e Prizrenit dhe 2-0 përfaqësuesen e Kosovës.

Pas përfundimit të ndeshjeve, ish-futbollistët shqiptarë u pritën në një takim shumë miqësor nga kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj. Gjatë qëndrimit të tyre, ata vizituan gjithashtu Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, një simbol i rëndësishëm i historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Ky turne kishte si qëllim të nxiste miqësinë dhe respektin mes komuniteteve përmes futbollit, si dhe të vlerësonte kontributin e figurave të shquara që kanë lënë gjurmë në historinë e futbollit shqiptar dhe atij kosovar.