7.9 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Dyshimi për granatë dore, Spitali i Prizrenit: Ishte lodër për fëmijë

Dje, në orët e pasdites, ekipi kujdestar i mjekëve, ka vërejtur një objekt me pamje të ngjashme me granatë dore, i vendosur mbi kulmin e stacionit të oksigjenit, në hapësirat e spitalit.

“Për të garantuar sigurinë e stafit dhe pacientëve, menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur në vendin e ngjarjes”.

Me këtë rast, pas vlerësimit fillestar, Policia ka thirrur njësitin e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ka ndërhyrë në mënyrë profesionale.

Pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se objekti në fjalë ishte një “lodër për fëmijë- në formë granatë të dorës” dhe nuk paraqiste asnjë rrezik për sigurinë publike.

“Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” shpreh mirënjohje të thellë për Policinë e Kosovës dhe ekipin e FSK-së për reagimin e menjëhershëm dhe ndërhyrjen profesionale. Ftojmë qytetarët për qetësi dhe mirëkuptim, duke theksuar se situata është menaxhuar me kujdes dhe pa rrezik për stafin apo pacientët”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga ky spital.

Më Shumë

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

22 vite solidariteti në Ratkoc: Aksioni vjetor i dhurimit të gjakut në nder të Mehmet Hotit

Fshati Ratkoc në Komunën e Rahovecit organizoi edhe këtë vit aksionin vjetor të dhurimit vullnetar të gjakut, i cili mbush 22 vite traditë. Ky...

Lajmet e Fundit