Ballkani me një lojtar më pak, ia merr tre pikë Gjilanit

Ballkani e ka fituar derbin e sotëm ndaj Gjilanit me rezultat minimal në xhiron e 29-të të Superligës.

Sulmuesi i cili po kalon formë të mirë te “Xhebrailat”, Sunday Adetunji, e shënoi golin e vetëm në takim në minutën e 31-të.

Suharekasit krejt në fund mbetën me një lojtar më pak në fushë, por që nuk ndikoi në ritmin e ndeshjes.

Me këtë fitore, Ballkani pozicionohet në vendin e dytë me 53 pikë, 10 më pak se Drita që kryeson tabelën, ndërsa Gjilani gjendet në vendin e gjashtë me 38 pikë, dy më shumë se zona e barazhit.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit