4 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Qendra Multifunksionale në Dragash, projekti dorëzohet në MKRS

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se ka dorëzuar sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit projektin ekzekutues për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në këtë komunë.

Sipas tij, procedurat e tenderimit do të zhvillohen nga vetë MKRS, ndërsa vlera e projektit kap shifrën prej një milion eurosh, raporton PrizrenPress.

“Sot në Ministri të Kulturës dorëzova projektin ekzekutues të Qendrës Multifunksionale. Procedurat e tenderimit do t’i kryejë MKRS, ndërsa vlera e projektit është një milion euro,” tha Xheladini.

Gjatë kësaj vizite në Ministri, kryetari Xheladini u takua edhe me drejtorin e Departamentit të Sportit, Ibër Alaj, me të cilin diskutoi mundësinë e bashkëfinancimit për ndërtimin e stadiumit të futbollit në fshatin Pllavë.

“Në ministri takova edhe drejtorin e Departamentit të Sportit, z. Ibër Alaj, nga i cili kërkova që në bashkëfinancim me komunën të përfundojmë projektin e ndërtimit të stadiumit të futbollit të fshatit Pllavë,” shtoi ai./PrizrenPress.com

Më Shumë

Bashkimi fiton bindshëm ndaj United-it

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 56:83 ndaj United Basketball. Pas një fillimi të balancuar, Bashkimi arriti të marrë kontrollin e lojës dhe të krijojë...

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Lajmet e Fundit