18.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Bashkimi nuk ia doli as në Mitrovicë – Trepça vetëm një fitore larg titullit

Trepça triumfoi me përmbysje ndaj Bashkimit me rezultat 80:74 (33:26, 2:18, 28:16, 17:14). Tashmë mitrovicasit avancojnë në seri 3:1, duke qenë një hap afër të mbrojnë titullin e kampionit, raporton PrizrenPress.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 33:26. Por, periudha e dytë foli tërësisht në të mirë të mysafirëve, që treguan lojë të shkëlqyeshme në mbrojtje dhe në sulm për të përmbysur shifrat në 35:44, ndërsa mitrovicasit për dhjetë minuta shënuan vetëm dy pikë.

Por, kampionët nuk u dorëzuan dhe u rikthyen në pjesën e dytë për të përmbysur shifrat. ‘Xehetarët’ fituan bindshëm periodën e tretë 28:16, ndërsa edhe më të mirë ishin në dhjetë minutat e fundit për të triumfuar 80:74.

Te vendasit u dalluan Michael Myers me 22 pikë e gjashtë kërcime dhe Michael Green me 16 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, ndërsa te mysafirët më të mirët ishin Wendell Green me 35 pikë dhe Mack Smith me 17 pikë e 12 kërcime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet të dielën në Prizren. Skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kryetarja Emra: Gjykata e Prizrenit nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, në një intervistë në “Tempus” foli edhe për aksionin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me vota,...

Latifi pret në takim ambasadoren e Finlandës, flasin për bashkëpunimin në bujqësi, edukim, arsim dhe turizm

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen. Latifi ka njoftuar se biseduan për marrëdhëniet shumë të mira...

Lajmet e Fundit