Drini i Bardhë, kampion pa humbje – ngre kupën mes festës bardh e blu

Drini i Bardhë e përmbylli sezonin 2024/25 në mënyrën më të mirë të mundshme: si kampion absolut i Ligës së Tretë, pa asnjë humbje dhe me kupën në duar.

Fitorja zyrtare 3-0 në tavolinë ndaj Istogut 03, që nuk u paraqit në ndeshjen e fundit, e vulosi një rrugëtim të jashtëzakonshëm për klubin nga Hasit. Me këtë rezultat, Drini i Bardhë mbyll sezonin me bilanc mbresëlënës: 18 ndeshje, 17 fitore, 1 barazim dhe 0 humbje, raporton PrizrenPress.

Ceremonia e ndarjes së kupës dhe medaljeve u mbajt të dielën në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ku ekipi bardh e blu u duartrokit nga tifozët dhe përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Festa e titullit nuk mbaron me kaq. Ajo do të vazhdojë edhe të hënën, më 5 maj, në Kodrën e Pajtimit në fshatin Gjonaj, me fillim nga ora 18:30, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe festë popullore për ngjitjen historike në Ligën e Dytë.

“Një sezon i bardhë si Drini – i pastër, i pathyeshëm”, theksohet në njoftimin e klubit, duke falënderuar lojtarët, stafin dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë kampionatit.

Me këtë sukses, Drini i Bardhë jo vetëm që fiton titullin kampion, por edhe fiton zemrat e komunitetit sportiv në Has e më gjerë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit