8.5 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Pas kërkesës për rishqyrtim, Komuna zgjat afatin për konkursin e projektimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka zgjatur afatin e fundit për pranimin e tenderëve në procedurën e prokurimit lidhur me konkursin e projektimit për hartimin e projektit detal për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.

 

Në njoftimin për informata shtesë lidhur me këtë procedurë të prokurimit, Komuna ka bërë të ditur se afati i fundit për pranimin e tenderëve në vend të datës 6 maj 2025 është data 13 maj 2025.

Shefi i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit, Isa Osmankaj ka theksuar se ky afat është ndërruar pas pranimit të kërkesës për rishqyrtim nga ana e një operatori ekonomik.
“Ndërrimi i afatit për pranimin e tenderëve është bërë pas pranimit të kërkesës për rishqyrtim nga ana e një operatori ekonomik, që është refuzuar nga ana jonë. Bazuar në legjislacion, ne duhet t’i mundësojmë që i njëjti ti ketë në dispozicion 10 ditë për të paraqitur ankesën eventuale lidhur me këtë çështje në OSHP”, ka thënë Osmankaj për Telegrafin.

Aktiviteti i prokurimit përkatësisht konkursi i projektimit për hartimin e projektit detal për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit ishte publikuar me 28 mars 2025.

 

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 170 mijë euro.

Qëllimi i Konkursit të Projektimit sipas dosjes së tenderit është që operatori ekonomik përkatësisht konsulenti të hartojë pakon e dokumenteve që përfshinë:

Specifikime teknike dhe inxhinierike për të siguruar ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të sigurt transporti;

Planet arkitekturore dhe strukturore për të siguruar integrimin e sistemit në peizazhin historik dhe urbanistik të Prizrenit;

Analizën e ndikimit mjedisor dhe social, duke marrë parasysh ruajtjen e trashëgimisë dhe minimizimin e ndikimit në komunitetin lokal;

Vlerësime të sakta financiare për të përcaktuar koston kapitale (CAPEX) dhe atë operacionale (OPEX), si dhe për të identifikuar mundësitë e financimit dhe rentabilitetin ekonomik;

Strategjitë e sigurisë dhe mirëmbajtjes, për të siguruar funksionimin efikas dhe jetëgjatësinë e projektit; dhe

Dokumentacionin e nevojshëm për tenderim, duke përfshirë kërkesat teknike dhe procedurat për përzgjedhjen e kontraktorëve të ndërtimit. 

Marrëveshje tri palëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit, ndërmjet  Komunës së Prizrenit, MMPHI-së dhe Sëisscontactit ishte nënshkruar në janar të vitit 2023.

Në Ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025, figuron se për projektin e teleferikut janë planifikuar afër 5.2 milion euro, me ç’rast afër 200 mijë euro janë shpenzuar deri në vitin 2024, teksa 1 milion euro janë aprovuar për vitin 2025 dhe nga 2 milionë euro janë të planifikuara për vitin 2026 respektivisht 2027.

Teleferiku si mjet, mundëson qasjen për të gjitha grupet e komunitetit në njërin prej lokaliteteve më të vizituara të arkeologjisë në Prizren. /Telegrafi/

Më Shumë

Lirohet Gjesti

Reperi Besart Kelmendi, Gjesti, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen avokati i tij Artan Qerkini. Gjesti ishte ndaluar për tri...

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Lajmet e Fundit